Rriten kursimet në banka, qytetarët shtojnë depozitat në lekë dhe në euro

2 Dhjetor 2025 | 21:32

Kursimet që ruajne qytetaret ne banka janë rritur ndjeshëm ne muajin tetor. Sipas monedhes, ata kane depozituar 10 mld leke dhe 36 milione euro.

Rriten kursimet në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat kanë pësuar shtim si në lekë edhe në monedhën europiane. Depozitat në monedhën kombëtare u shtuan me 10 miliardë lekë gjatë muajit tetor, duke arritur në 898 miliardë.

Ndikimi kryesor ka ardhur nga individët, edhe pse norma e interesit u ul në 2.5%, nga 3.25% që ishte deri në maj 2024. Ulja e normave të interesit nënkupton më pak fitime për qytetarët që kanë para në depozita bankare.

Depozitat janë shtuar edhe në monedhën europiane. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se në tetor depozitat në euro kanë shkuar në 8.66 miliarde, duke pësuar një rritje me gati 36 milionë euro.

Në këtë segment shtimi i depozitave është ndikuar kryesisht nga bizneset por edhe nga individët. Rritja e depozitave në monedhën europiane është një faktor që tregon se në ekonominë shqiptare qarkullon sasi e lartë e kësaj monedhe.

Në total sipas Bankës së  Shqipërisë totali i kursimeve në fund të tetorit, ishte 1.46 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 122 miliardë lekësh, ose 9% më shumë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026