EMRI/ I akuzuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 26-vjeçari
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë ekzekutuar ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Besard Pashkaj, 26 vjeç.
Ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arrestohet Besard Pashkaj, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë në korrik të vitit 2021 pranë Qytetit Studenti.
Për 26 vjeçarin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2021, i riu së bashku me Njazi Kullën dhe Aldo Gjinin, pas një konflikti çasti plagosën me armë zjarri dy persona. Nga ngjarja mbetën të plagosur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi.
Asokohe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit