Autor i disa vjedhjeve në Dibër dhe Durrës, vihet në pranga 21-vjeçari

3 Dhjetor 2025 | 09:00

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhjen e automjeteve në zona të ndryshme të Durrësit dhe qarkut të Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te persona me precedent kriminal.

Operacioni policor i koduar “Markat” u finalizua falë informacioneve operative dhe bashkëpunimit mes Policisë së Durrësit, Komisariatit nr. 4 në Tiranë dhe Policisë së Bulqizës. Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale K. Ll., 21 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu sapo kishte vjedhur një automjet tip Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, dhe tentoi t’i shpëtonte policisë duke u larguar me shpejtësi drejt Tiranës. Shërbimet e Komisariatit nr. 4 arritën ta bllokojnë automjetin dhe të kapin autorin, të cilin më pas e dorëzuan tek Policia e Durrësit.

Hetimet zbuluan se 21-vjeçari ishte autor edhe i tre vjedhjeve të tjera automjetesh në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe i vjedhjes së sendeve personale në një tjetër mjet në lagjen nr. 15.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi katër automjetet e vjedhura, të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus, të cilat dyshohet se ai synonte t’i shiste te persona të përfshirë në vepra kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për të zbuluar vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga i arrestuari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026