Në akuzë për ndikim të paligjshëm, SPAK sekuestron apartamente dhe garazhe (EMRI)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi. Sipas njoftimit të SPAK, Hafësllari akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Më tej bëhet me dije se pasuritë e luajtshme të sekuestruara janë dy garazhë në rrugën ‘Pjetër Bogdani” në Tiranë dhe automjet tip “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.
Gjithashtu janë sekuestruar dy apartamente po në rrugën “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë. SPAK thekson se për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
LEXONI GJITHASHTU:
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar