KQZ nuk e çertifikoi për tu futur në zgjedhje, Lista Serbe ankimon vendimin

3 Dhjetor 2025 | 16:38

Lista Serbe nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, por kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Serbisë, ka bërë ankesë sot në PZAP dhe pret që të jetë pjesë e garës zgjedhore, raporton KosovaPress.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e partisë, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar dhe kreut të saj Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe Zllatan Elek e ka përmendur Kosovën me emrin e ish-regjimit dhe jo atë kushtetuese.

“Për herë të tretë mbahen zgjedhjet në hapësirën e Kosovës dhe M… këtë vit. Fatkeqësisht, për herë të tretë kemi situatën ku KQZ-ja në Prishtinë shkel të drejtat e popullit serb dhe nuk e certifikon Listën Serbe, thjesht e zhduk Listën Serbe dhe nuk i lejon subjektit tonë politik që të marrim pjesë në këto zgjedhje. Pse e themi këtë? Lista Serbe është bindshëm më e forta si parti serbe në hapësirat e Kosovës e M…”, tha Elek.

Ai tha se kjo parti ka dhjetë kryetarë në komunat me shumicë serbe dhe se ka të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje.

“Për fat të keq, regjimi i Albin Kurtit në Prishtinë dëshiron t’ia pamundësojë pjesëmarrjen Listës Serbe dhe njëherësh t’ua pamundësojë të drejtën popullit serb që të zgjedhë përfaqësuesit legjitimë nga radhët e popullit serb”, tha ai.

Ai tha se janë ankuar sot në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të Listës Serbe dhe pret që ajo të anulohet, duke shtuar se kjo parti do të fitojë të dhjetë ulëset në zgjedhjet e dhjetorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026