Juventus kualifikohet në çerekfinalen e Kupës, Dortmundi eliminohet nga Leverkusen

3 Dhjetor 2025 | 15:25

Juventus është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinezen në shtëpi ndërsa në Gjermani, Leverkusen eliminoi Dortmundin.

Juventus zhvilloi një ndeshje pozitive përballë Udinese, duke i eliminuar këta të fundit nga gara dhe duke avancuar vetë në çerekfinale.

Bardhezinjtë gjetën avantazhin shpejt me golin e David në pjesën e parë, ndërsa dominuan kundërshtarin gjatë gjithë takimit.

Në pjesën e dytë ishte Locatelli që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar avantazhin. Për Juventus u anulua gjithashtu një gol për pozicion të parregullt.

Me këtë fitore, Juventus pret fituesin e çiftit Atalanta-Genoa në çerekfinale.

Në një tjetër kompeticion kupe, atë të Gjermanisë, pati surpriza, ku Dortmund u eliminua nga Leverkusen.

Verdhezinjtë u mposhtën minimalisht, por kjo mjaftoi për t’u larguar nga gara. Golin vendimtar e shënoi Maza në pjesën e parë.

Më tej, avancuan edhe Leipzig, St. Pauli dhe Hertha Berlin. Leipzig u përball me Magdeburg në një duel pa shumë histori, duke fituar 3-1.

Baumgartner realizoi dopietë, ndërsa Nusa shënoi për Leipzig; për miqtë golin e vetëm e shënoi Gnaka.

Kupa e Gjermanisë do të vijojë këtë të mërkurë, kur në fushë do të zbresë Bayern Munich.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026