Macron paralajmëroi udhëheqësit evropianë për ‘tradhti të SHBA-së’ në Ukrainë

4 Dhjetor 2025 | 14:30

Presidenti francez Emmanuel Macron thuhet se i ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se “ekziston mundësia që SHBA-të të tradhtojnë Ukrainën” në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

“Tradhtia” e supozuar kishte të bënte me territorin dhe garancitë e sigurisë, sipas revistës gjermane Der Spiegel, e cila citon një memo të rrjedhur nga një bisedë telefonike e kohëve të fundit midis udhëheqësve evropianë.

Spiegel raportoi se kishte marrë një shënim në anglisht që përmblidhte bisedën telefonike, e cila pretendon se përfshin fragmente nga ajo që thanë disa nga pjesëmarrësit.

Sipas medias gjermane, Macron, duke iu referuar bisedimeve, foli për një “rrezik të madh” për Zelenskyn, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz shtoi se udhëheqësi ukrainas – i cili gjithashtu mori pjesë në komunikim – duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.

“Ata po luajnë lojëra me ju dhe ne”, thuhet se tha Mertz, gjë që revista arriti në përfundimin se ishte një referencë për misionin e Steve Witkoff në Moskë.

Der Spiegel raportoi gjithashtu se edhe udhëheqës të tjerë kanë shprehur shqetësimet e tyre. Alexander Stubb i Finlandës thuhet se ka thënë: “Nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodimirin vetëm me këta djem”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte – i cili publikisht e lëvdon shumë Trumpin – thuhet se është pajtuar me Stubbin “që ne duhet ta mbrojmë Volodimirin”.

Një zëdhënës i Zelensky-t nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe zyra e Merz, ndërsa Pallati Elysee kundërshtoi citimet që i atribuohen Macron-it.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026