Kremlini: Presim përgjigje nga SHBA-të pas bisedimeve të Moskës për Ukrainën

5 Dhjetor 2025 | 08:29

Kremlini ka deklaruar se Moska po pret një përgjigje nga Uashingtoni pas bisedimeve midis Presidentit rus Vladimir Putin  dhe të dërguarve të SHBA-së në fillim të kësaj jave në kryeqytetin rus.

“Tani po presim reagimin e kolegëve tanë amerikanë ndaj bisedimeve që patëm të martën”, tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov.

Ushakov shtoi se nuk është planifikuar asnjë bisedë telefonike midis Putinit dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump  dhe se nuk është caktuar asnjë datë për një takim të ri me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff .

Dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner udhëtoi me Witkoff në Moskë për të vazhduar bisedimet mbi planin amerikan që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ata u takuab me presidentin rus Vladimir Putin.

Vizita e tyre në Rusi u zhvillua pas negociatave të dielën në Florida, midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat u përshkruan si produktive nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Rubio tha pas atij takimi se ishte bërë përparim drejt përfundimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, por kishte ende punë për t’u bërë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të enjten në Bahrein se vendet e Gjirit nuk mbështesin vendosjen e asnjë takse apo tarife për...
15:43 | 25/06/2026

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026