Aksident i rëndë në Pogradec-Tushemisht, 3 të plagosur

5 Dhjetor 2025 | 14:34

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të premten në Pogradec, në aksin Pogradec-Tushemisht. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar tre të plagosur.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur shtetasit Bruno Pulaha, Rugen Pulaha dhe Entela Pulaha.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej të plagosurve, konkretisht gruaja ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt spitalit për ndihmë. Dy personat e tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në zonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026