Kishte fshehur kokainë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 41-vjeçari
Policia e Tiranë ka arrestuar një person pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë e fshehur në oborrin e shtëpisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Backyard” u vu në pranga shtetasi K.K, 41 vjeç, banues në Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve gjatë kontrolleve, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë ndaluar për verifikim, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasin K. L., 31 vjeç. Ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve verifikuese dhe për këtë arsye, është shoqëruar në Komisariat, ku më pas, janë paraqitur babai i tij, shtetasi M. L., 57 vjeç, dhe bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi A. B., 33 vjeç, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, mbi shoqërimin e shtetasit K. L.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, të tre këta shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Më tej, në kuadër të operacionit “Backyard”, janë kryer kontrolle në banesën e shtetasve M. L. dhe K. L., në rrugën “Besa”, si dhe në banesën e bashkëshortit të motrës tjetër të shtetasit K. L. (vajzës së shtetasit M. L.), shtetasit K. K., 41 vjeç, në të njëjtën rrugë.
Në oborrin e banesës së shtetasit K. K., u gjet e fshehur një enë, brenda së cilës ishte një sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Në përfundim të veprimeve procedurale, 41-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, bëri me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë