Projektligji për familjet kujdestare, kriteret dhe kategoritë përfitues
Shqipëria pritet të ketë për herë të parë një ligj për familjet kujdestare, ku do të strehohen fëmijët pa kujdes prindëror, duke ju dhënë atyre një familje dhe jo më qëndrimin në institucione rezidenciale apo sic njihen ndryshe jetimore.
Projektligji i propozuar nga MSHMS synon të mbrojë të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, duke i vendosur në një mjedis familjar të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës
Tashëm ekspertët kanë përcaktuar qartë se disa nga kategoritë përfituese nisur nga fëmijët e braktisur, ata që kanë prindërit në burgje, që i kanë me aftësi të kufizuara mendore etj.
Ndërkohë edhe më të forta janë kriteret për familjet kujdestare ku do të vendosen këta fëmijë.
Projektligji përcakton se familja kujdestare merr përgjegjësinë për të strehuar dhe për t’u përkujdesur për një ose më shumë fëmijë pa kujdes prindëror, me qëllim ofrimin e një mjedisi familjar, kushte për mirërritje, përmbushje të nevojave dhe mbështetje emocionale, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Sakaq, familja kujdestare garanton ruajtjen e marrëdhënieve të fëmijës së vendosur në kujdes alternativ me familjen biologjike në rastet kur ka si dhe duhet të njoftojë menjëherë njësinë për çdo situatë që cenon mirëqenien e fëmijës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun