Shpopullimi i fshatrave në Kuçovë: Largohen të rinjtë, dasma e fundit para 10 vitesh

5 Dhjetor 2025 | 18:27

Fshatrat Krekez dhe Koritzë në njësinë administrative Lumas të bashkisë Kuçovë po përballen me shpopullim masiv.

Dikur numëroheshin me mijëra banorë, ndërsa sot rrugët e këtyre fshatrave janë thuajse të zbrazëta, ku mund të shihen vetëm pak të moshuar, dhe shumë shtëpi te mbyllyra me drynë.

“Këtu kanë ngelur vetëm moshatarët, të tërë pensionist dhe ne këtë po e vuajmë më shumë, duke qenë pënsionistë me atë pak pension që marrim, ne s’ja dalim dot për asgjë. Unë bashkë me gruan vetëm ilaçet duam 270 mijë lekë në muaj”, është shprehur Xhemil Gjeli, banorë i zonës.

Largimi i të rinjëve drejt emigracionit ka lënë edhe bujqësinë dhe fermerët në hall, pasi mungon fuqia punëtore. Dikur këto fshatra burimin e të ardhurave e siguronin nga këto sektorë.

“Vijmë vërdall me ndonjë kokërr ulliri, ska gjë këtu, fëmijët i kemi tutje, jo në Gjermani në Greqi. Këtu, e nëqoftëse vijnë do rrinë dy-tre ditë e nuk vijnë më, s’ka as punëtor. Ja  komshia i ka pa mbledhur, pret puntor”, është shprehur një banorë tjetër, Safet Sulaj.

Ndërkohë, Fatime Saja, një tjetër banore është shprehur se vendi është kthyer në shkretëtirë.

“Vijnë më fëmijët këtu? Ku vijnë më fëmijët këtu! Çupat andej u lindën andej u rritën kthehen më këtu, ku do vijnë këtu ato ja siç e shikoni shkretëtirë, ku do venë. Dhe unë që jam në pleqëri dhe mërzitem, këtu është fshat i shkret”, ka treguar Fatimja.

Sakaq, ata pak të rinj që kanë mbetur në këto fshatra, janë të gjithë beqarë. Një e moshuar që është e lindur dhe e rritur në fshatë tregon se prej 10 vitesh nuk është bërë asnjë dasmë, duke zhdukur kështu jetën familjare dhe sociale në këto zona.

“Ngelën pa u martuar çunat, e di sa çuna ka këtu, janë larguar të tërë se nuk vjen njëri, po bën shumë, mbaj mend unë, po bën shumë. Nuk është bërë dasëm këtu, mos më 10 vite, jo nuk ka pasur, ska”, është shprehur më tej Fatimja.

Banorët kërkojnë vëmendjen e institucioneve për të frenuar boshatisjen e mëtejshme të zonës dhe për të rikthyer jetën në këto fshatra tashmë të boshatisur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026