Vdekja e 15-vjeçarit në Durrës: Ja mesazhi që i përcollën shokët e klasës

5 Dhjetor 2025 | 18:01

Këtë të premte shkët e klasës së 15-vjeçarit, Erion Boba, në gjimnazin “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës kanë lënë në tabelën e klasës një mesazh të ndjerë për shokun e tyre.

Në krahë të shkrimit, në tabelë ata kanë ngjitur edhe foton e Erionit, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.

“Përse na ike more Erion, përse na ike more shok? Si na e theve zemrën kështu, si na shkatërrove krejt”, thuhet në një pjesë të shkrimit.

Ndërkohë, kujtojmë që ngjarja ndodhi më datë 26-11-2025 në lagjen nr. 14/1, në Durrës në rrugën “Lugina e Karavastasë”, ku 15-vjeçari, Erion Boba, mbeti i plagosur nga një 14-vjeçar për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje, 15-vjeçari u trasportua për në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e enjte.

Sakaq, i mituri që vrau 15-vjeçarin akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026