Banesa në Durrës e boshatisur, 15-vjeçari Erion Boba do të varroset në Bulqizë
Banesa e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës qëndron e boshatisur, përveç pronarit të katit të parë, i cili ua kishte dhënë me qira tre vite më parë. Ata janë në Bulqizë, ku do të përcjellin në banesën e fundit djalin e tyre, 15-vjeçarin Erion Boba, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar dhe humbi jetën pas 9 ditësh në spital, ngjarja e regjistruar më 25 nëntor pas mbarimit të orëve të shkollës.
Asnjë nga familjarët nuk është kthyer në banesën me qira, dhe banesa e gjyshërve nga ana e nënës është gjithashtu bosh. Paraprakisht, trupi i të miturit do të prehet në Bulqizë, vendbanimi i familjes para disa vitesh, e cila u shpërngul në Durrës për një jetë dhe shkollim më të mirë për tre fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë.
15-vjeçari Erion Boba, nxënës i Shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, u plagos më 25 nëntor në Durrës dhe dje pati fundin tragjik, kur humbi jetën teksa ndodhej në spital në Tiranë. Sot kryhet ceremonia e varrimit në vendlindjen e tij, në Bulqizë. Në lagjen ku familja Boba rrinte me qira, në zonën e ish-Kënetës, banorët shprehen me dhimbje për ngjarjen e rëndë.
Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimet e vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erion Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar me iniciale M.K., për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata ranë dakord të takoheshin për t’u sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë edhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetje nga policia për ngjarjen e rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje