Plagoset me thikë 15-vjeçari në Durrës, kapet autori i mitur

26 Nëntor 2025 | 08:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një adoleshent 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili pas disa orësh kërkimesh u kap dhe u vu në pranga.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ndodhi më 25 nëntor 2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”.

Hetimet paraprake treguan se i mituri M. K., 14 vjeç, dyshohet se goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. I lënduari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë së Durrësit zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të 14-vjeçarit. Atij i janë sekuestruar edhe mjeti prerës që dyshohet se është përdorur në sulm.

I mituri akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026