Institucionet kanë ‘frikë’ të shpenzojnë para, 30% e buxhetit shpërndahet në fundvit

5 Dhjetor 2025 | 18:14

Për 10-muajt e parë të vitit nga buxheti janë shpenzuar 5.8 mld euro, ose 70% e planit vjetor. Shifra tregon për një situatë të përsëritur, ku plani nuk realizohet për shkak të ecurisë së dobët të shpenzimeve në investime publike dhe shpenzimeve për paga, sigurime e mirëmbajtje. 

Pra, për dy muajt e fundit të vitit institucionet duhet të shpenzojnë 2.5 mld euro, ndërkohë që në një raport më të drejtë, duhet të mbeteshin 1.4 mld euro, ose 17% e parave.

Institucione si KLSH, Banka Qendrore dhe FMN, sugjerojnë një shpërndarje të barabartë të shpenzimeve përgjatë gjithë vitit, por këto rekomandime duket se nuk zbatohet nga as nga institucionet qendrore dhe as nga bashkitë, dukë lënë pezull dhe duke shkaktuar vonesa në dhjetra projekte.

Në krahun tjetër, për herë të parë gjatë këtij viti nuk janë mbledhur as të ardhurat e planifikuara. Në total tatimet dhe doganat mblodhën 6.2 miliardë euro nga 6.3 miliardë euro që ishte plani për këtë 10 mujor. Për shkak se janë mbledhur më shumë para dhe shpenzuar më pak, nuk është arritur as suficiti i projektuar në 616 milionë euro për këtë vit, pasi deri më tani jemi me suficit 491 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026