“U martova me një shqiptare” Ish-ushtari britanik: Dua të jetoj në Kosovë
Në Euronews Albania, në emisionin Now me Ilir Kazaferin, ishte në një lidhje live ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë e Kosovës me dekret të presidentes Vjosa Osmani.
Ai foli për ardhjen e tij në Kosovë dhe për mënyrën se si u njoh me bashkëshorten e tij, e cila është nga Shqipëria.
“Unë do të vij në Kosovë vitin e ardhshëm dhe do të marr dokumentin fizik, pasaportën. Do të kaloj kohë me bashkëshorten time dhe do të shëtisim në Kosovë. Mezi pres që bashkëshortja ime të kthehet në shtëpi dhe të shohim hapat e ardhshëm”, u shpreh ai.
Kur u pyet nga gazetarët nëse e mendonte të jetonte në Kosovë si qytetarët e tjerë të Kosovës, ai u shpreh:
“Doja shumë të jetoja në Kosovë, por gjendja ime shëndetësore për momentin më pengon. Dua që të kaloj pjesën tjetër të jetës me vendit të cilin e dashuroj. Gruaja ime, më vjen keq që po e them, por nuk është një kuzhiniere shumë e mirë, me pëlen saram që më gatuan ajo. Kam gatuar edhe vetë kur kam qenë në Koshart, sot e bëra vetë drekën time, por e dua ushqimin shqiptar sepse është bio dhe shumë i mirë”.
Ndërkohë, ai foli edhe për mënyrën sesi u njohë me gruan e tij.
“Me gruan time u njoha duke bërë një intervistë televizive në 2014 dhe ajo e pa atë në TV dhe donte të dinte se kush ishte ky njeri që ndihmoi vendin tim. Më gjeti në Facebook dhe ne vazhduam të flisnim me njëri-tjetrin”, tregoi Harrisoni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen