Deputeti ukrainas, Goncharenko: Rusia po përparon, por nuk po fiton

5 Dhjetor 2025 | 21:03

Në një lidhje live për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me Franko Egro ishte i ftuar politikani ukrainas, deputet i parlamentit dhe anëtari i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksej Goncharenko.

Goncharenko foli mbi zhvillimin e luftës Ukrainë-Rusi e cila po hyn në vitin e katërt, ku sipas tij Rusia ka fituar terren, por jo aq sa për t’u konsideruar sukses.

“Ata thanë më herët se do kishin marrë lindjen e Ukrainës, por dështuan, ndaj ata po sulmojnë, luftojnë qytetin e Prokovskut ku kanë mbetur vetëm pak qindra njerëz që jetojnë nën rrënoja. Është e vërtetë që ata kanë fituar terren, por është një fitore e kufizuar dhe me një çmim të rëndë”, është shprehur Goncharenko.

I pyetur nga gazetari sesi do ta përshkruante moralin e ushtrisë ukrainase në këto momente pas afro katër vitesh luftë dhe rezistence heroike, ai u shpre:

“Nuk janë katër vjet, janë 12 vjet. Katër vjet Rusia nisi pushtimin tokësor. Ukrainasit janë të lodhur por në të njëjtën kohë ne e dimë pse po luftojmë, ne e dimë që Rusia po ushtron gjenocid ndaj ukrainasve. Ne po mbrojmë të ardhmen tonë, vendin tonë dhe shpresat tona, ne nuk do të dorëzohemi. Duam paqe që uroj të vijë sa më parë, të jetë një paqe afatgjatë dhe e qëndrueshme dhe jo vetëm një armëpushim, dhe të reflektojë interesat e Ukrainës dhe jo vetëm të Rusisë. Do luftojmë për vendin tonë”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026