Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arrestuarin e tretë

6 Dhjetor 2025 | 12:44

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nevzat Spahon. Pas shqyrtimit të akteve të dosjes dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Elis Dine pranoi kërkesën e prokurorit Gjergji Ceka, duke vlerësuar ndalimin si të ligjshëm.

Mbrojtja dhe i hetuari kërkuan një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se arrestimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto pretendime. Sipas vendimit, provat e deritanishme konsiderohen të mjaftueshme për vazhdimin e qëndrimit të tij në qeli.

Dje Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit dhe për rojën e karburantit në pronësi të viktimës.

Në kërkim lidhur me këtë ngjarje është shpallur Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua shtetasit Marselo Aranit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026