Messi fiton Kupën e MLS dhe bëhet lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit
Me fitimin e Kupës së MLS këtë të shtunë, legjenda argjentinase e futbollit, Leo Messi, ka shtuar një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke u bërë lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit.
Sulmuesi 38-vjeçar ka ngritur gjithsej 47 trofe gjatë 22 sezoneve të tij si profesionist, duke lënë pas emra si Dani Alves (43 trofe), Andrés Iniesta (38), Gerard Piqué (38) dhe Maxwell (37).
Në nivel klubesh, Messi ka fituar me Barcelona 10 tituj të La Liga-s, 7 Kupa të Mbretit dhe 8 Superkupa Spanjole; me Paris Saint-Germain 2 tituj të Ligue 1 dhe një Superkupë Franceze; ndërsa me Inter Miami, përveç Kupës së MLS, ka fituar edhe Mburojën e Mbështetësve të MLS dhe titullin e Ligës MLS.
Në skenën ndërkombëtare, Messi ka ngritur katër tituj të Ligës së Kampionëve, tre Kupa Botërori për Klube dhe tre Superkupa UEFA me Barcelonën. Me ekipin kombëtar argjentinas, rekordi i tij përfshin një Kupë Botë, dy Copa América, një fitore në Finalissima, një Kupë Botë U-20 dhe një medalje të artë olimpike në Pekin 2008.
Messi, i cili ka rinovuar kontratën me Inter Miami për dy vite të tjera, synon për vitin 2026 të fitojë Ligën e Kampionëve CONCACAF, e cila nis në shkurt.
Çmimet individuale
Karriera e tij është gjithashtu e pasur me çmime individuale: 8 Ballon d’Or, 8 Pichichi, 9 MVP të La Liga-s, 6 Këpucë të Arta, 6 Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, 4 Onzes d’Or, 3 Lojtari më i mirë i FIFA-s, 2 Lojtari më i mirë UEFA-s dhe shumë të tjera.
Në vitin 2025, Messi u bë golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt të MLS, golashënuesi më i mirë në fazën kualifikuese të Kupës së Botës CONMEBOL, dhe asistuesi më i mirë në historinë e futbollit me 404 asistime deri tani.
Edhe në prag të 39-vjetorit të tij (24 qershor 2026), Leo Messi nuk duket i ndalur, duke u përgatitur për një tjetër vit historik në karrierën e tij legjendare.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona