Destinacion Belgjika, Peru sekuestron mbi 3 ton kokainë të fshehur mes bananeve

7 Dhjetor 2025 | 15:39

Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane me destinacion Belgjikën. Gjatë operacionit të kryer të mërkurën, policia sekuestroi një kamion që mbante më shumë se 3,000 pako kokainë mes bananeve organike që po paketoheshin për eksport, rreth 100 kilometra nga porti i Paitës.

Gjenerali Nilton Santos , kreu i agjencisë kundër drogës, se operacioni u krye me ndihmën e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, DEA. Ai vuri në dukje se vlera e drogës së sekuestruar tejkalon vlerën 58.4 milionë euro.

Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale me peruanë, kolumbianë dhe evropianë, e cila kishte për qëllim dërgimin e drogës në Belgjikë. Sipas OKB- së, Peruja, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë. Sipas autoriteteve peruane, vendi thuhet se prodhon rreth 400 ton drogë çdo vit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026