Lando Norris shpallet kampion i Formula 1, britaniku fiton titullin e parë botëror

8 Dhjetor 2025 | 15:48

Për herë të parë në karrierën e tij, Lando Norris ia ka dalë të fitojë Botërorin e Formula 1, duke i dhënë trofeun McLaren, që po ashtu e mbylli në krye garën sa i përket skuderive.

Një sukses i padiskutueshëm ky për britanikun dhe skuadrën e tij, që mposhtën një rival direkt si Red Bull dhe Max Verstappen, i cili në garën për pilotët e mbylli i dyti, me vetëm 2 pikë më pak se kampioni i ri i botës.

Gara e fundit, ajo e Abu Dhabit, vendosi gjithçka; edhe pse u rendit i treti, Norris kishte pikët e mjaftueshme për ta mbyllur i pari këtë rrugëtim mbresëlënës.

Dominues që në javët e para dhe deri në fund, më se e merituar për 26-vjeçarin e lindur në Bristol. Norris është shpallur fitues në 7 gara përgjatë sezonit, ndërsa është ngjitur në podium 18 herë, më tepër se kushdo në këtë edicion.

Sa i përket renditjes përfundimtare, Norris udhëheq, i ndjekur nga Verstappen, Piastri, Russell dhe Leclerc, që mbyllin 5 vendet e para.

Në garën për skuderitë, kryeson McLaren, i ndjekur nga Mercedes, Red Bull, Ferrari e Williams.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026