Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra me tre muaj për mjekun Prifti

1 Qershor 2021 | 14:04

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra për tre muaj ndaj mjekut Edvin Prifti.

Gjatë seancës nëpërmjet avokatit të tij, Prifti i ka kërkuar gjykatës sqarimin nëse ky vendim nuk i lejon ushtrimin e detyrës vetëm në shtet apo edhe në privat.

Ndërsa gjykata nuk ka dhënë një përgjigje, pasi është shprehur se mjeku përgjigjen do e marrë në arsyetimin e vendimit.

Kujtojmë se disa javë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 2 llogari bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 milionë dhe 177 mijë euro, ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Mjeku Prifti ra në pranga pas hetimeve të SPAK për korrupsion me lirimet nga burgjet në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Emri i kardiokirurgut doli në përgjime ku ai kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujës teksa kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Sekuestrohen llogaritë bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti

“Të rikthehet në burg kardiokirurgu Edvin Prifti”, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë

Caktohen gjyqtarët që do shqyrtojnë ankimimin e Enkelejda Hoxhës dhe mjekut Edvin Prifti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026