Christopher Hill rrëfen marrëdhëniet me politikanët shqiptarë, sfidat e diplomacisë

8 Dhjetor 2025 | 22:00

Christopher Hill, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri në një intervistë në “Now”, ka diskutuar marrëdhëniet e tij me politikanët shqiptarë të kohës, si dhe sfidat e diplomacisë ndërkombëtare në një moment të tillë historik.

Ai ka përshkruar angazhimin e tij me figurat politike të asaj periudhe, përfshirë ish-presidentin Ramiz Alia dhe liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke theksuar ndryshimet në politikë dhe sfidat që i përkisnin diplomacisë amerikane në Ballkan.

“Patjetër, këto reforma ishin duke ardhur dhe në fakt u nisën nga riemërimi i Partisë Socialiste, edhe pse PS kishte shumë anëtarë edhe nga Partia e vjetër e Punës. Sigurisht që duhet kuptuar që PS kishte shumë persona të cilët kishin ardhur nga sistemi, i kishte prodhuar Ramiz Alia, madje edhe Enver Hoxha. Dhe më pas doli Partia Demokratike dhe ishte diçka ndryshe, pasi ata ishin duke thënë se nuk kishin lidhje me ish-strukturat qeverisëse, nuk kishin asnjë lidhje me Partinë e Punës, përkundrazi ata ishin shumë të rinj, shumë të orientuar drejt Perëndimit. Pra me patjetër që lëvizja e Solidaritetit në Poloni kishte një ndjesi që gjërat ishin duke ndryshuar edhe në Shqipëri. Pra, qartazi, kur je një diplomat, ti punon me këdo që është aty. Le të jetë kush të jetë, unë nuk mund të them që më pëlqen ai apo më pëlqen ky, nuk është kjo puna ime.

Ish-ambasadori amerikan ka ndarë gjithashtu përvoja dhe mendime mbi marrëdhëniet e tij me Partinë Demokratike të Shqipërisë gjatë periudhës së tij si diplomat në vitet ’90. Sipas Hill, diplomacia amerikane nuk ka rol në zgjidhjen e problemeve politike të brendshme të Shqipërisë, por është e rëndësishme që liderët shqiptarë të kuptojnë se vëmendja ndërkombëtare është e pranishme .

“Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike ishte duke ardhur, ishte diçka e re, shumë dinamike në atë kohë. Unë vazhdoj të ndjej se kushdo i cili zgjidhet nga partitë është një çështje e brendshme, është për shqiptarët që t’i zgjedhin këta, nuk është puna e diplomatëve. Dhe nuk ndjehem rehat me këtë ide, më ndodh shpesh jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, vijnë tek ambasadori amerikan dhe thonë: “Çfarë po bën ti?” Sikur është zgjedhja jonë, por nuk është zgjedhja jonë. Në rrethana më të mira ti je aty për dy-tre vite, dhe në rastin tim unë më pas u largova drejt Azisë. I përket shqiptarëve që duhet të jetojnë me këtë lider”, u shpreh ish-diplomati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026