Qëndrimi i Christopher Hill për Berishën non grata: Kam mendime personale…

8 Dhjetor 2025 | 22:10

Ish-ambasadori amerikan, gjatë intervistës në Euronews Albania është ndalur edhe në marrëdhëniet me liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha aso kohe. Christopher Hill, i cili shërbeu në Shqipëri në fillim të viteve ’90, theksoi se raportet me liderin e atëhershëm të Partisë Demokratike kanë qenë korrekte.

Ai vuri në dukje se partia e re opozitare nuk përbënte një familje të madhe të lumtur, por një formacion politik me rivalitete të forta të brendshme.

“Mendoj se kishim marrëdhënie korrekte. Ju mund të shikoni në fillim dhe mund të shikohej që prej fillimit që PD nuk ishte një familje e madhe e lumtur, nuk ishte e tillë. Dhe në fakt shumica prej partive politike nuk janë të tilla, shumica prej partive politike kanë kundërshtitë e tyre, konkurrencat e tyre dhe gjëra të tilla, diçka të tillë mund ta shikoni edhe në Shqipëri. Ajo që mund të them si diplomat i huaj është: shikoni të punoni me njëri-tjetrin sepse vëmendja ndërkombëtare është tek ju. Dhe njerëzit mund ta duan Shqipërinë por me shumë gjasa nuk u pëlqejnë problemet politike të Shqipërisë, pra njerëzit duhet të kuptojnë që këto probleme janë problemet tuaja dhe ju lutem mos kini pritshmëri që t’jua zgjidhim ne problemet tuaja. Dhe mund të shikoja brenda PD që nuk ishte shumë ndryshe nga partitë e tjera, ju keni rivalitete të ndryshme së brendshmi dhe ky nuk është problem im, është problem i tyre.

Problemi im ishte që të përpiqesha të inkurajoja njerëzit që kur të takoheshin me një zyrtar të lartë amerikan si Baker-i, ti nuk do të jesh në një situatë të tillë kur dikush do të thotë: “Unë jam miku, mos i dëgjo këta të tjerët, unë jam miku yt”, sepse njerëzit nuk duan ta dëgjojnë diçka të tillë. Ne nuk jemi të interesuar në gjëra të tilla dhe meqë ra fjala, nëse je një shqiptar që i thua një sekretari shteti amerikan “puno me mua, mos puno me atë”, kjo nuk është shumë efektive.

Lidhur me një tjetër çështje që i përket Sali Berishës si një i shpallur non grata nga SHBA-ja, Hill refuzon ta komentojë, duke zgjedhur heshtjen si ish-diplomat.

“Unë kam disa vështrime personale mbi këtë çështje, me deklarimin e personit non grata, personave të cilët janë politikanë kundrejt kriminelëve. Megjithatë unë nuk jam i sigurt nëse shprehja e mendimit tim personal si ish-diplomat do të ishte një ide e mirë, kështu që do t’i mbaj për vete këto vështrime. Kështu që pres pyetjen tuaj të radhës”, përfundoi Christopher Hill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026