Raporti: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2025, rastet më të shumta në Gaza
Organizata joqeveritare Reporterë pa Kufij (RSF) ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2025 ndërsa ka njoftuar se 67 gazetarë u vranë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre ose për shkak të profesionit të tyre ndërkombëtarisht brenda një viti. Raporti thekson se gjysma e viktimave u regjistrua në Rripin e Gazës.
“Numri i gazetarëve të vrarë nga 1 dhjetori 2024 deri më 1 dhjetor 2025 ka treguar një rritje të re, për shkak të praktikave kriminale të forcave të armatosura, të rregullta ose jo, dhe krimit të organizuar”, njofton organizata që mbron lirinë e shtypit.
RSF raporton 503 gazetarë janë të burgosur në 47 vende të botës. Sipas raportit 121 gazetarë janë të arrestuar në Kinë, 48 në Rusi, 47 në Mianmar. Organizata gjithashtu numëron 135 gazetarë të zhdukur, disa prej të cilëve për më shumë se 30 vjet, dhe 20 gazetarë të mbajtur peng, shumica në Siri dhe Jemen.
RSF gjithashtu denoncoi vitin më vdekjeprurë për gazetarët në Meksikë, me nëntë profesionistë të vrarë masave të marra nga presidentja Claudia Sheinbaum. Ukraina me 3 gazetarë të vrarë dhe Sudani me 4 gazetarë të vrarë janë gjithashtu ndër vendet me numrin më të lartë të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon