PS nuk njeh tërheqjen e firmave për Avokatin e Popullit, çështja i kalon Ligjeve

9 Dhjetor 2025 | 11:08

Partia Socialiste këtë të martë ka deklaruar se nuk njeh tërheqjen e firmave të PD-së për kandidatët për Avokatin e Popullit. Çështja e Avokatit të Popullit do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve siç është parashikuar dhe pritet kalimi për votim në seancë.

Te enjten pritet të votohet dhe zbulohet se cilin nga këta kandidatë PS do mbështesë me votë. Kandidatet për Avokat Populli janë Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja, Endri Shabani dhe Skender Haluca.

Një javë më parë PD njoftoi tërheqjen e firmave të deputetëve për kandidatë e Avokatit të Popullit. Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Euronews Albania theksoi se ky vendim ka ardhur pasi Komisioni i Ligjeve vendosi rregullin se një deputet me votën e tij duhet të mbështesë një kandidat.

Sipas tij para se të vendosej ky rregull deputetët kanë mbështetur çdo kandidat që u ka kërkuar nënshkrimin. Ai theksoi se PD kërkon një proces transparent mes grupeve parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026