BE nis një hetim mbi përdorimin e përmbajtjes online nga Google për modelet e AI-së
Bashkimi Evropian ka hapur një hetim për të vlerësuar nëse Google po shkel rregullat evropiane të konkurrencës në përdorimin e përmbajtjes online nga botuesit e web-it dhe YouTube për inteligjencën artificiale.
Komisioni Evropian njoftoi të martën se do të shqyrtojë nëse kompania amerikane e teknologjisë, e cila përdor modelin Gemini AI dhe i përket Alphabet, po vë pronarët e tjerë të AI-së në një “disavantazh”.
“Hetimi do të shqyrtojë veçanërisht nëse Google po deformon konkurrencën duke vendosur kushte të padrejta për botuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, ose duke i dhënë vetes akses të privilegjuar në këtë përmbajtje, duke vendosur kështu zhvilluesit e modeleve rivalë të AI-së në disavantazh,” tha komisioni.
Komisioni shprehu shqetësim që Google mund të ketë përdorur përmbajtjen e botuesve të web-it për të gjeneruar shërbime të bazuara në AI në faqet e rezultateve të kërkimit pa kompensim të duhur për botuesit dhe pa u ofruar atyre mundësinë për të refuzuar përdorimin e përmbajtjes së tyre.
Gjithashtu, komisioni shqetësohet nëse Google ka përdorur përmbajtje të ngarkuar në YouTube për të trajnuar modelet e veta gjeneruese të AI-së pa ofruar kompensim për krijuesit ose mundësinë për të refuzuar.
“Krijuesit e përmbajtjes që ngarkojnë video në YouTube kanë detyrimin të japin leje Google-it për të përdorur të dhënat e tyre për qëllime të ndryshme, përfshirë trajnimet e modeleve gjeneruese të AI-së”, tha komisioni.
Google nuk paguan krijuesit e përmbajtjes në YouTube për materialin e tyre, as nuk u lejon ata ta ngarkojnë përmbajtjen pa lejuar Google-in ta përdorë atë, shtoi komisioni. Ai vuri në dukje se zhvilluesit rivalë të modeleve AI janë të ndaluar nga politikat e YouTube-it të përdorin përmbajtjen e YouTube për të trajnuar modelet e tyre.
Më parë, drejtuesi i kompanisë mëmë të Google-it kishte thënë se njerëzit nuk duhet të “besojnë verbërisht” gjithçka që mjetet e AI-së u thotë. Ndërkohë, Sundar Pichai, CEO i Alphabet, tha se modelet e AI-së janë “të prirura për gabime” dhe u këshilloi njerëzve t’i përdorin ato së bashku me mjete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur