Flet halla e 15-vjeçarit që u vra në Durrës: Erjoni u pre në besë nga kjo shoqëri

9 Dhjetor 2025 | 12:04

Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, djali i cili mbeti i vrarë në konfliktin e 25 nëntorit në Durrës, kishin paralamëruan për portestë ditën e sotme përpara Bashkisë së Durrësit.

Në këtë protestë, të pranishëm ishin vetëm familjarët e 15-vjeçarit.

Në një komunikim për mediat ishte halla e viktimës, e cila u shpreh se Erjoni u pre në besë nga shoqëria.

“Erioni ishte edukuar me punë. E vërteta e dhimbshme është se Erioni është prerë në besë nga kjo shoqëri, e cila sot, për fat të keq, nëse një fëmijë është djalë i mirë, vritet nga një fëmijë që prindërit nuk janë marrë me edukimin e tij. Shteti duhet të lëvizë, duhet të tronditet. Ky është një tërmet kur arrijnë të vriten fëmijët, mendoj se nuk ka asgjë më mbi fëmijët”, është shprehur halla e Erjonit, Barie Cupi.

Sakaq, një i afërm tjetër i familjes tha se rasti i 15-vjeçarit ishte një humbje e madhe për familjen.

“Fatkeqësi e madhe. Mjer ato që e provojnë, fatkeqësisht po jetojmë në një shoqëri depresive dhe indiferente, nuk reagon për asgjë, nuk solidarizohet dhe kjo është e dhimbshme. Kjo ndodh sepse nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv. Kur shkojnë nxënësit në shkollë, nuk marrin libra e fletore, por thika dhe municione. Askush nuk interesohet se çfarë bën fëmija”, është shprehur i afërmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026