Trump: Hegseth do vendosë për publikimin e videos së sulmit të anijes me drogë

9 Dhjetor 2025 | 12:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ia ka lënë në dorë Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth detyrën për të vendosur nëse do të publikojë ose jo videon e sulmit të një varkë të dyshuar me drogë që vrau dy persona.

“Çfarëdo që të vendosë ai, është në rregull për mua. E pashë videon. Ata po përpiqeshin ta kthenin varkën përsëri në një vend ku mund të lundronte, dhe ne nuk donim ta shihnim këtë sepse ajo varkë ishte e mbushur me drogë”, tha Trump.

Qëndrimi i Trumpit ndaj publikimit të videos përfaqëson një ndryshim nga java e kaluar, kur ai tha se nuk do të kishte problem ta bënte pamjet filmike të disponueshme për publikun. Të hënën, Trump mohoi se e kishte thënë ndonjëherë këtë, duke ia lënë Hegsethit në dorë të jepte një rekomandim.

Trump këmbënguli se veprimi ishte i nevojshëm për të shpëtuar jetët amerikane.

“Çdo varkë që nxjerrim nga uji, çdo varkë, shpëtojmë 25,000 jetë amerikane. Ajo ishte një varkë e mbushur me drogë”, tha Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026