Papa Leo takim me Zelensky, thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për paqe
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u prit të martën nga Papa Leo XIV në Castel. Sipas Vatikanit, takimi i presidentit ukrainas me Papën u përqendrua në situatën aktuale të luftës në Ukrainë. Papa theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe shprehu shpresën e tij për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Papa Leo theksoi nevojën për nisma të vazhdueshme diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas. Ai përmendi gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe rëndësinë e sigurimit të kthimit të fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.
Kjo ishte hera e dytë që Papa Leo e mirëpriti Zelensky në pallatin papnor, pas takimit të parë që u zhvillua më 9 korrik. Zelensky pritet të takohet sot edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus, shtatë anëtarë në bordë
- Trump: Hegseth do vendosë për publikimin e videos së sulmit të anijes me drogë
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet