Osmani pret në një takim Riho Terras-in, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Z. Riho Terras.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, nga ku Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.
Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë.
Sipas Presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.
Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.
Gjatë takimit, Presidentja prezantoi një sërë të dhënash të institucioneve ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në majat e performancës në shumë fusha kyçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër