Kush janë risitë në listat e partive për zgjedhjet në Kosovë? Flet analisti
Analisti Albinot Maloku, në një lidhje live në Euronews Albania me Thimi Samarxhiu, bëri një vlerësim të listave të partive për zgjedhjet në Kosovë.
Sipas tij, listat s’është se ishin surprizuese dhe nuk kishin ndonjë gjë të re.
“Është interesante sepse kemi subjekte politike që nuk garojnë me koalicione dhe janë munduar që medoemos të marrin nga të gjitha shtresat e subjektit të vet, të tyre politik.
Për të kandiduar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, përjashtojmë Vetëvendosjen e cila përjashtohet pasi futet me tre partnerë të tjerë, me këta të dy që i kishte në vazhdimësi dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Ka një nivel të pragmatizmit sesa të interesit të pastër të vijës politike dhe ideologjike ose të ngjashme.
Në lista janë futur edhe ish-kandidat që kanë qenë kandidat për kryetar komune, ka nga ata në të gjitha listat zgjedhore. Në përgjithësi nuk ka diçka që mund të jetë befasuese apo diçka e veçantë. Por në listat zgjedhore ka edhe njerëz që kandidojnë për herë të parë”, u shpreh ai.
I pyetur nga moderatori nëse kishte ndonjë emër surprizë, Maloku u shpreh se:
“Memli Krasniqi ishte një veprim të themi interesant. Nga këto praktikat tona, njerëzit largohen kur ndodh ndonjë gjë me procesin e drejtësisë, por të iki komplet nga mundësia për t’u kandiduar për deputet, kjo është e veçantë. Nga fakti që në opinionin vendor nuk vërehet edhe aq mungesa e kandidimit të tij, është që edhe ai e ka kuptuar që deri këtu ka qenë. Është një nga njerëzit që ka qenë gjatë në Kuvendin e Republikës, duke pasur pozicione të larta shtetërore dhe partiake. Ka qenë një qasje e maturuar që nuk ka marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.
Nëse flasim për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Abdixhiku nuk i dha hapësirën për të kandiduar ish-deputetit Agim Veliut.
Fatmir Limaj nuk është në listë. Unë kam menduar që do të ketë një përafrim, jo ndoshta me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që ishte një ndarje jo e lezetshme dhe nuk pritej të ribashkoheshin si partneritet, si koalicion.
Më e natyrshme për mua ka qenë që Limaj të ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk arritën ta konkludojnë si marrëveshje, si pajtim. Unë këtë nuk mund ta them sepse nuk kam një informacion”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026