Hyn në fuqi ndalimi i mediave sociale, fëmijëve australianë u bllokohen profilet
Fëmijët në Australi u zgjuan të mërkurën pa qasje në llogaritë e tyre në mediat sociale pas vendimit të hartuar për t’i mbrojtur ata nga algoritmet që shkaktojnë varësi dhe ngacmuesit dixhitalë.
Instagram, Facebook, Threads, Snapchat, YouTube, TikTok, Kick, Reddit, Twitch dhe X do të zbatojnë ndalimin për fëmijët të cilëve u janë pezulluar llogaritë. Kryeministri australian Anthony Albanese e quajti zbatimin e vendimit të marrë një “ditë krenarie” për Australinë.
“Kjo është dita kur familjet australiane marrin përsëri pushtetin nga kompanitë e mëdha të teknologjisë. Ato po kërkojnë të drejtën që fëmijët të jenë fëmijë dhe që prindërit të jenë më të qetë “, tha Albanese.
Sipas ligjit, platformat duhet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë “hapa të arsyeshëm” për të çaktivizuar llogaritë e përdorura nga persona nën 16 vjeç dhe për të parandaluar hapjen e llogarive të reja, ose do të përballen me gjoba deri në 32 milionë dollarë.
Përveç listës së faqeve të internetit të ndaluara ka platforma që nuk përfshihen në ligjin e ndalimit, të paktën për momentin. Këto janë Discord, Google Classroom, LEGO Play, Pinterest, Roblox, Steam dhe Steam Chat, WhatsApp dhe YouTube Kids .
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni