Gara në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve miraton shpalljen e vakancës
Komisioni i Ligjeve këtë të mërkurë është mbledhur dhe ka diskutuar lidhur me hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky vend vakant është i lirë për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij u shpreh se ripërtëritja e mandatit sipas ligjit mbaron në 2025 në rastin e Toskës e cila ka marrë detyrën në vitin 2017. Ai theksoi se rasti i zonjës Bejtja e cila ka marrë mandatin në 2020 përfundon në 2028. Manja u shpreh se kjo është përcaktuar sipas Kushtetutës.
Pas fjalës së tij ku Komisioni miratoi me 8 vota pro shpalljen e vakancave për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë. Tre anëtarë nuk morën pjesë në votim, ndërsa nuk pati vota kundër dhe as abstenim.
Manja shtoi se 20 ditë pas publikimit të njoftimit në Fletoren Zyrtare, kandidatët do të mund të aplikojnë për vendin vakant.
“Mandati i zonjës Elsa Toska dhe Bejtja, njëra e marrë në 2017 mbaron në 2025 dhe tjetra e marrë në 2020 mbaron në 2028 për efekt të ripërtëritjes me 1/3 janë të përcaktuara në Kushtetutë. Ky mandati Kuvendit ka mbaruar në mars të 2025 si rregull nëse sdo ishte dorëheqja, shpallja e vakancës më mandat të plotë do të bëhej sipas Kushtetutës dhe Ligjit.
Nga sot në një afat 20 ditor të deklarojë vakancën për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë për t’u dhënë mundësinë të shprehin interesin brenda 20 ditësh”, tha Manja ku më pas u bë edhe votimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta