Nga Kryetare e GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm

10 Dhjetor 2025 | 13:14

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion.

Euronews Albania ka siguruar listën me emrat e të tjerëve kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:

  1. Adela Karapici
  2. Arben Zibri
  3. Artan Hoxha
  4. Eni Xheko
  5. Enis Cerava
  6. Erjona Bejleri
  7. Fatmira Kola
  8. Frosela Filo
  9. Holta Zaçaj
  10. Ingrid Konomi
  11. Liljana Mamadhaj
  12. Luljeta Minxhozi
  13. Matilda Shehu
  14. Merita Bejtja
  15. Pajtjm Melani
  16. Saimir Mucmataj
  17. Selami Xhepa
  18. Violeta Staka

Mes emrave që bie në sy në listë janë edhe Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi, Selami Xhepa apo edhe Frosela Filo, bashkëshortja e kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.

Në total, janë 18 kandidatë. Tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka përfunduar mandati. Ky këshill ka në total 9 anëtarë me mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ndërsa anëtarët që u ka mbaruar mandati janë Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026