LIVE| Nis prezantimin e platformës për drejtues të SPAK Elvin Gokaj

11 Dhjetor 2025 | 12:56

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet seanca dëgjimore për të zgjedhur kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme mes 4 kandidatëve: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

Pas Adnan Xholit dhe Doloreza Musabelliut është prokurori Elvin Gokaj që ka nisur të shpalosë platformën e tij për drejtues të SPAK.

Gokaj tha se bashkëpunimi i ngushtë do të jetë në fokus të punës së tij nëse zgjidhet në krye të SPAK me fokusin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shtimin e kapaciteteve në strukturë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026