Projekti TID në Durrës, Zhupa: Shkatërrim i trashëgimisë! Përgjigjet Gonxhja
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend është shprehur se interpelancën e me ministrin Bledi Gonxhja e ka kërkuar lidhur e projektin TID për Durrësin.
Zhupa e ka cilësuar projektin si një projekt i fshehur nën emrin për përmirësimin e turizmit të Durrësit. Sipas saj ku projekt është për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit.
“Ministri të na shpjegojë pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrësit. Ky është plani i pushtuesve të Durrësit. Këto pikat e kuqe janë banesa që do të shkatërrohen. Ministri duhet të sqarojë se pse pranë pikave të kuqe ka pika të bardha.
Cila janë kriteret që Amfiteatri është këtu dhe prishen shtëpitë këtu, që dy banesa me të njëjtin mur gjysma prishet dhe tjetra jo. Cila janë kriteret që keni përdorur për të bërë këtë masakër të Durrësit. Ky është përçudnim i trashëgimisë dhe identitetit të Durrësit”, tha Zhupa.
Nga ana e tij, ministri Gonxha u shpreh se projekti TID Durrës synon të rikualifikojë zonën. Sipas tij qëllimi kryesor është restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës. Ai më tej ka theksuar se asnjë hap i ndërmarrë nuk është në kundërshtim me ligjet.
“Asnjë objekt historik nuk do të humbet. Bashkia ka nxjerrë listat për banorët e prekur, ku një pjesë e tyre posedonin metra më shumë sesa parashikohej në dokumentacionin ligjor. Për këtë arsye lista ishte bërë sipas matjeve reale, me qëllim për t’u dhënë hapësirë banorëve për të rregulluar saktësimet dhe përditësimet në titullin e pronësisë.
Bashkia i ka dërguar edhe njoftimet faktike që edhe kush rregullonte letrat të shpërblehej. Gjykata Administrative nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga 33 paditë për VKM-në që sanksionon shpronësimin, duke lejuar vazhdimin e shpronësimit.
Me kërkesën e Bashkisë Durrës dhe me ndihmën e ASHK-së, duke u bazuar në 3 shitjet dhe blerjet e fundit në zonë, u është ofruar të shpronësuarve një vlerë në përputhje me vlerat dhe tregun formal në Durrës. Procesi ka qenë transparent, duke siguruar informacion për qytetarët. Të gjitha provat janë lehtësisht të verifikueshme”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset