6 shqiptarët më të rrezikshëm të arrestuar në SHBA, pritet të dëbohen

11 Dhjetor 2025 | 17:19

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku rendit shtetasit e huaj të konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe 6 persona me origjinë shqiptare.

Agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rëndë kriminal.

Shqiptarët më të rrezikshëm në Amerikë janë konsideruar:

Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni

Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork

Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah

Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni

Nga Kosova janë: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha

Publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat: Më pak kërkesa për azil, më shumë kontrata pune

Tani largimi nga Shqipëria nuk ka pse të jetë në rrugë ilegale. Të dhënat e reja të Eurostat tregojnë se kërkesat për azil kanë rënë...
19:30 | 16/06/2026

Nis marshimi i qytetarëve, mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë ku pritet që në orët në vijim protestuesit të vazhdojnë protestën e tyre e cila...
19:12 | 16/06/2026

Turistët nga Holanda mbështesin protestën në Korçë: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri (VIDEO)

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 17-të edhe këtë të martë në qytetin e Korçës. Një numër i ulët qytetarësh kanë...
18:52 | 16/06/2026