Von der Leyen: Trump nuk duhet të ndërhyjë në demokracinë evropiane

12 Dhjetor 2025 | 12:18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk duhet të ndërhyjë në demokracinë evropiane, pasi Uashingtoni publikoi një Strategji të Sigurisë Kombëtare që shkaktoi zemërim në BE.

“Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të jetë udhëheqësi i një vendi, por u takon votuesve të atij vendi. Ky është sovraniteti i votuesve dhe duhet të mbrohet”, tha von der Leyen në një intervistë me Politico me seli në Bruksel.

Ajo theksoi se kishte një “marrëdhënie shumë të mirë pune” me të gjithë presidentët amerikanë, përfshirë Trumpin, por tha se Evropa duhet të përqendrohet në pikat e saj të forta.

“Jemi krenarë që jemi Bashkimi Evropian… Le të qëndrojmë për një Evropë të bashkuar”, tha Von der Leyen, e cila u prit me duartrokitje nga publiku.

Strategjia amerikane pretendon se Evropa përballet me “zhdukje qytetërimi” në 20 vitet e ardhshme.

Dokumenti kritikon gjithashtu përpjekjet evropiane që synojnë frenimin e të djathtës ekstreme, duke i quajtur ato censurë politike.

Në një intervistë me Politico që u transmetua të martën, Trump e përshkroi Evropën si “në dështim” dhe tha se kontinenti udhëhiqej nga “liderë të dobët që nuk dinë çfarë të bëjnë”.

“Nuk mendoj se ata dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump.

Politico të enjten e quajti Trump personin më të fuqishëm që formëson politikën evropiane , duke e vendosur atë në krye të listës së saj vjetore P28, bazuar në vlerësimet e stafit editorial dhe bashkëbiseduesve nga qarqet politike evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon

Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten thekson se tregtia globale e drogave të paligjshme po lulëzon, me prodhimin e kokainës dhe konfiskimet e...
11:57 | 26/06/2026

Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Një mjek saudit u dënua me burgim të përjetshëm të premten për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, duke përplasur një...
11:43 | 26/06/2026

Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia e Parisit njoftoi të premten se u kërkoi organizatorëve të Marshimit të Krenarisë, i cili ishte planifikuar për të shtunën të anulohej për shkak...
11:23 | 26/06/2026