Pas bombardimeve, banorët e Gazës në mëshirë të përmbytjeve

12 Dhjetor 2025 | 14:30

Mbi 800 mijë banorë të Gazës po përballen me shira dhe përmbytje, teksa stuhia dimërore po kalon përgjatë Rripit.

Shirat e dendura kanë përmbytur kampe strehimi dhe kanë shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave.

Familjet e ndodhura në çadra janë pa shtëpi, pasi u janë shkatërruar nga lufta dhe po presin që të nisë procesi i rindërtimit.

“Po bëjmë një jetë të poshtëruar. Na duhen ndihma. Duam që shtëpitë tona të rindërtohen. Çdo ditë unë ulem dhe qaj për fëmijët e mi”, ka deklaruar një grua.

Dy muaj nga armëpushimi i imponuar nga Shtetet e Bashkuara, Gaza ka mbetur e bllokuar në fazën e parë të planit të Donald Trump për paqen, me territorin e saj të ndarë mes palëve në luftë dhe me banorët e saj të zhvendosur e të rrethuar nga rrënojat.

Planet për shtëpi të reja dhe një qeveri të re janë në fazën e ardhshme të marrëveshjes së paqes, që ka ngrirë si pasojë e kërkimeve për pengun e fundit izraelit, Ran Gvili.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar se Hamasi duhet të kthejë të gjitha pengjet, të gjallë apo të vdekur, përpara se të lëvizet në fazën më të vështirë.

Por, pavarësisht kërkimeve të shumta të bëra nën rrënojat e Gazës nuk është gjetur asnjë gjurmë e Gvilit, një oficer policie që u rrëmbye gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, teksa po rikuperohej nga një lëndim në shpatull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026