Izraeli miliarda dollarë shpenzime ushtarake pavarësisht armëpushimit në Gaza

5 Dhjetor 2025 | 10:14

Drafti i qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për buxhetin shtetëror për vitin 2026 parashikon shpenzime ushtarake prej 34.6 miliardë dollarë. Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz dhe Ministri e Financave, Bezalel Smotrich arritën një marrëveshje mbi nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes në buxhetin e vitit 2026.

Votimi pritet të zhvillohet këtë të enjte dhe nëse kabineti miraton tekstin, ai do t’i paraqitet Knessetit, parlamentit izraelit, për debat dhe votim. Sipas Katz, qëllimet e shpenzimeve ushtarake përfshijnë mbulimin e nevojave të ushtrisë dhe zvogëlimin e barrës së rezervave.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për të forcuar forcat e armatosura në mënyrë që të garantojmë sigurinë e Shtetit të Izraelit në çdo front”, theksoi ai.

Izraeli vlerësohet të ketë shpenzuar 31 miliardë dollarë në vitin 2024 në luftërat e tij me Hamasin në Rripin e Gazës dhe Hezbollahun në Liban. Izraeli ka lidhur marrëveshje armëpushimi me të dyja lëvizjet.

Zyra e Ministrit të Financave Smotrich vuri në dukje se buxheti i mbrojtjes në vitin 2026 është rritur me 47 miliardë shekel krahasuar me vitin 2023, vitin kur shpërtheu lufta.

“Ne po ndajmë një buxhet të madh për të forcuar ushtrinë këtë vit i cili do të na lejojë të kthehemi në rrugën e rritjes”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Vrasja e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Selmanin dhe Gaçajn

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026