“Ping-pong diplomatik” për Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Zelenskyt
Ping-pongu diplomatik vazhdon, ndërsa tensioni rritet. Gjatë një takimi me gazetarët në Kiev, presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se negociatat e paqes janë fokusuar tek fati i rajonit të Donbasit.
Sipas liderit ukrainas, Shtetet e Bashkuara do të donin që forcat ukrainase të tërhiqeshin dhe që ajo copëz toke të kthehet në zonë të lirë ekonomike.
Por Moskës nuk i kërkohet e njëjta gjë për pjesën që kontrollon aktualisht, gjë që përbën një dizekuilibër fatal.
I ndodhur nën presionin e fortë amerikan, kur bëhet fjalë për çështjet territoriale citon zgjedhjet. “Do të jetë populli që do të vendosë, me zgjedhje ose me referendum”, ka thënë ai.
Por për Moskën, kjo është diçka e padiskutueshme. “I gjithë Donbasi i përket Rusisë, në bazë të Kushtetutës dhe armëpushimi do të vendoset vetëm atëherë kur të jenë tërhequr trupat ukrainase”, ka thënë Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit Putin.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump është i lodhur si nga Moska edhe nga Kievi. “Ai nuk do më të merret me fjalë, por që të veprohet. Është i lodhur nga takimet e bëra vetëm për t’u dukur”, kanë deklaruar burime nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, të shtunën funksionarë nga Ukraina, Amerika, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të takohen në Paris për të analizuar situatën.
“Do të ketë një takim të shtunën. Do të shohim nëse do të marrim pjesë. Do ta bëjmë këtë nëse konstatojmë se ka shanse të mira për një marrëveshje”, ka thënë Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti
Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave
- 13:07 Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti