BE-ja e hedh poshtë padinë e Rusisë kundër Euroclear: Spekulative dhe e pabazuar

12 Dhjetor 2025 | 17:11

Komisioni Evropian e ka cilësuar si “spekulative” dhe të pabazuar padinë e Bankës Qendrore të Rusisë kundër Euroclear, organi që menaxhon asetet në Bruksel, e cila mban 185 miliardë euro asete të ngrira.

Në një deklaratë të shkurtër të publikuar të premten në mëngjes, Banka Qendrore e Rusisë njoftoi fillimin e procedurave ligjore për “rikuperimin e dëmeve” dhe akuzoi Euroclear se po pengon lirimin e aseteve, të cilat janë nën juridiksionin e ligjit të BE-së. Padi është depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit të Moskës.

Ky zhvillim vjen ndërsa BE-ja po punon ende për një plan që të kanalizojë asetet sovrane ruse në një huadhënie për reparacione me interes zero për Ukrainën, një proces ku Euroclear ka një rol qendror. Liderët e BE-së pritet të marrin vendimin përfundimtar më 18 dhjetor.

Valdis Dombrovskis, Komisioner Evropian për Ekonominë, tha:

“Propozimi ynë është ligjërisht i fortë dhe plotësisht në përputhje me ligjin e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Asetet nuk janë sekuestruar, dhe parimi i imunitetit sovran respektohet. Presim që Rusia të vazhdojë të ndërmarrë procedura ligjore spekulative për të penguar BE-në të zbatojë të drejtën ndërkombëtare dhe për të shmangur detyrimin ligjor për të kompensuar Ukrainën për dëmet që ka shkaktuar”, tha ai.

Sipas Dombrovskis, të gjitha institucionet evropiane që kanë asete ruse, nga Euroclear te bankat private, do të jenë “plotësisht të mbrojtura” nga hakmarrja e Moskës. BE-ja ka kontrolluar 210 miliardë euro në asete të Bankës Qendrore Ruse që nga shkurti i vitit 2022.

Rregjimi i sanksioneve lejon tashmë Euroclear të “kompensojë” çdo humbje të mundshme. Për shembull, nëse një gjykatë ruse urdhëron sekuestrimin e 17 miliardë eurove që Euroclear ka në territorin rus, Euroclear mund ta kompensojë humbjen duke përdorur 30 miliardët që homologu rus, National Settlement Depository, ka ruajtur brenda BE-së.

Për më tepër, huadhënia për reparacione, nëse miratohet, do të krijojë një mekanizëm të ri për të trajtuar mosmarrëveshjet shtet-shtet. Nëse Rusia sekuestron asetet sovrane të Belgjikës si hakmarrje, Belgjika do të lejohet t’i “kompensojë” humbjet kundrejt 210 miliardë eurove, ndërsa Rusia nuk do të rikuperojë shumën që ka sekuestruar kur asetet të lirohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026

Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti

Pentagoni po shqyrton zhvendosjen e disa prej bazave të tij ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti në mënyrë që të zvogëlojë dëmet e mundshme nga...
13:07 | 26/06/2026

Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është

Italia dhe Franca kanë riafirmuar partneritetin e tyre strategjik gjatë samitit të 36-të dypalësh të mbajtur në Antibes, ku Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja...
13:04 | 26/06/2026