Gjoba ndaj djalit të xhaxhait, në pranga inspektori i IKMT që kanosi drejtorin e tij
Një inspektor i IKMT Kukës, i identifikuar si Defrim Haziraj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punon, pas një gjobe që ky i fundit i kishte vendosur djalit të xhaxhait të tij, një ndërtues.
Hetimet treguan gjithashtu se inspektori ka shpërdoruar detyrën, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin e gërmimit të tokës nga djali i xhaxhait të tij pa lejen përkatëse, në Krenzë të Kukësit.
Kjo shkelje ra në sy të drejtuesit të IKMT, i cili urdhëroi një inspektim dhe më pas ndëshkimin e shkelësit.
Vendimi duket se nuk u prit mirë nga vartësi i tij, i cili ka kërcënuar me jetë drejtorin e IKMT.
Krahas arrestimit të inspektorit, policia procedoi edhe ndërtuesin për shpërdorim të tokës.
Njoftimi policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Defrim Haziraj, 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë Inspektor pranë IKMT Kukës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi drejtori i IKMT Kukës, shtetasi B. T., bëri kallëzim se ishte kanosur nga Haziraj lidhur me një akt konstatimi për gërmimin e tokës nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të arrestuarit). Gjithashtu, shtetasi M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, u referua në Prokurori dhe ndaj tij filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i tokës””, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta