Berisha: Partia Demokratike thërret protestë kombëtare më 22 dhjetor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli datën 22 dhjetor si ditën kur PD do të organizojë një protestë kombëtare.
Berisha u shpreh se agjenda e PD-së është largimi i qeverisë ndërsa theksoi se kush nuk është në lartësinë e këtij misioni mund të dalë anash.
“Në këtë situatë komplekse dhe të vështirë, mendoj se 22 dhjetori duhet të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare. Duhet ta kemi të qartë se kryefjala e agjendës sonë do të jenë protestat. Nuk ka më asnjë shpresë tjetër përveç protestave. Protestat kanë nisur te Kryeministria por më 22 dhjetor duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata që vijnë janë të bekuar. Ata që nuk vijnë, do të vijnë më vonë. Ne nuk do të bëhemi kurrë pengesë, përkundrazi do të jemi nxitës të protestave deri në ditën e fundit, deri në krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira. Ndaj kemi vetëm rrugën e protestave. Kjo është rruga jonë. Qytetarët duhet të flasin me protestën e tyre. Sa janë ata? 1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës. Kjo kërkon që secili prej nesh, çdo drejtues, ta ketë të qartë se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, agjenda jonë është rikthimi i votës dhe largimi i kësaj qeverie me të cilën nuk ka zgjedhje. Kjo është sakrifica jonë dhe misioni ynë. Kush është në lartësinë e këtij misioni, angazhohet. Kush nuk i përgjigjet dot, del anash. Kush nuk ndihet misionar, tërhiqet. Por kjo rrugë është jetike dhe vendimtare për opozitën shqiptare. Duhet të fillojmë protestat, t’u besojmë atyre dhe t’i organizojmë sa më shpejt”, tha Berisha.
Berisha: Më 22 dhjetor protestë Kombëtare pic.twitter.com/8KaFOyiQOX
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 13, 2025
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)