Tiranë/ Prezantohet albumi fotografik e monografia për figurën e Nexhmedin Zajmit
130 piktura, materiale arkivore, foto të rralla dhe një analizë artistike të zgjeruar vijnë përmes botimit të albumit dhe monografisë kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Nexhmedin Zajmit, një nga emrat më të rëndësishëm të pikturës shqiptare.
Piktorë, skulptorë, pedagogë, studentë dhe personalitete të kulturës shqiptare vlerësojnë krijimtarinë e artistit, ndërsa i biri, Uvil Zajmi thotë se ka qenë një punë e vështirë dhe tejet emocionale ‘risjellja në jetë” e të atit.
“Mu rikthyen në pak sekonda nga një faqe tek tjetra, Zajmi në mëngjes kur dilte herët për të marrë qumështin me cigaren “Partizani”, që nuk e ndante, nuk përdorte shkrepëse. Pastaj ai me vrap për të shkuar në studio. Gjeta kavaletin, pashë tubetat, aty gjeta dhe shishet me benzinë që ne mbanim në shtëpi për ta pastruar kur kthehej nga studioja i lyer. Aty gjeta Zajmin, angazhimin e tij në prag të ekspozitave, punën pafund, netë pa gjumë, momenti kur bashkë me të çonim pikturat në ekspozitë mbrëmjeve, në natë, që mos të na shihte njeri. Ky album ma riktheu këtë lloj emocioni, këtë lloj komunikimi të humbur prej 35 vjetësh me Zajmin piktor dhe artist”, Uvil Zajmi.
Pjesa e parë e albumit i kushtohet jetës së Nexhmedin Zajmit, nga fëmijëria, shkollimi fillor e i mesëm, ardhja në Tiranë dhe shkollimi, dhe takimet e para me pedagogët që zbuluan talentin e tij, Andrea Kushi, Odhise Paskali, Abdurrahim Buza. Më pas vijojnë vitet e Romës, një etapë thelbësore në formimin e tij artistik. Kjo periudhë shoqërohet me fotografi të rralla dhe materiale dokumentare.
Pjesa e tretë është një analizë shkencore e realizuar nga Oltsen Gripshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet