FIFA: 5 milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës në 24 orët e para
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se në 24 orët e para nga fillimi i fazës së tretë të shitjes së biletave për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, ka marrë deri në pesë milionë kërkesa për bileta.
Pavarësisht kritikave dhe protestave të përhapura nga grupet e tifozëve për çmimet e larta, FIFA e mirëpriti kërkesën e madhe dhe tha se të dhënat tregonin “nivele të jashtëzakonshme interesi” për biletat, raporton portali sportiv amerikan ESPN.
Sipas një deklarate të FIFA-s, numri i kërkesave tregon “entuziazmin” dhe “ngazëllimin” e tifozëve në të gjithë botën, ndërsa biletat specifike për ndeshjet dalin në shitje për herë të parë pas shortit të javës së kaluar për turneun.
Sipas të dhënave të publikuara nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), çmimet e biletave për ndeshjet e fazës së grupeve variojnë nga 180 deri në 700 dollarë.
Çmimi më i ulët për finalen është 4,185 dollarë, ndërsa më i larti është 8,680 dollarë.
FA ka ndarë informacionin mbi çmimet me Shoqatën e Klubeve të Tifozëve Anglezë (ESTC), e cila sugjeron se tifozët që blejnë bileta për të gjitha ndeshjet deri në finale do të duhet të shpenzojnë më shumë se 7,000 dollarë.
Organizata “Football Supporters Europe” (FSE) i dënoi çmimet aktuale si “shantazhuese” dhe i bëri thirrje FIFA-s që të ndalojë menjëherë shitjen e biletave përmes federatave kombëtare “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse