Masakër në Sidney: 10 të vdekur nga të shtënat në festën hebraike
10 persona u vranë nga të shtënat maasive me armë gjatë festimit të Hanukkah, festës hebraike të dritës, në plazhin Bondi në Sydney, tha policia lokale.
Synimi i sulmit besohet të ketë qenë një ngjarje e Hanukkah, të cilën burimet e policisë besojnë se ishte planifikuar prej muajsh, raporton portali NewsWire i Australisë. Një sulmues u qëllua dhe u vra, ndërsa tjetri u plagos ndërsa ishte në paraburgim.
Kryeministri australian Anthony Albanese tha në një deklaratë me shkrim se skenat në Bondi ishin “tronditëse dhe shqetësuese”. “Policia dhe shërbimet e emergjencës janë në terren duke punuar për të shpëtuar jetë. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që u prekën”, tha Albanese.
Videot që qarkullojnë në “X” tregojnë njerëz në Bondi Beach duke ikur me vrap ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta me armë zjarri dhe sirena policie. “Reuters” nuk mundi të konfirmonte menjëherë vërtetësinë e regjistrimeve.
Një zëdhënës i shërbimeve shtetërore të emergjencës në Uellsin e Ri Jugor të Australisë tha se shërbimi mori një telefonatë në orën 6:45 të mbrëmjes sipas kohës lokale për raportime për disa persona të qëlluar në plazhin Bondi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda