Planifikonin sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje, 5 të arrestuar në Gjermani
Të paktën 5 persona janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po planifikonin një sulm ndaj një tregu Krishtlindjeje në afërsi të lokalitetit Dingolfing, në Bavarinë e Ulët.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Prokurorit Publik të Mynihut, 4 prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa personi i mbetur është në gjendje burgimi.
Megjithatë, mbetet e paqartë se kur do të kryhej sulmi apo se sa konkrete ishin planet e të dyshuarve. Gjithashtu, se cili treg Krishtlindjeje do të sulmohej nuk dihet ende.
Hetuesit dyshojnë se personat e arrestuar ishin të motivuar nga ekstremizmi islamik dhe nga të dhënat paraprake rezulton se ata do ta kryenin sulmin me automjet.
Pas arrestimit, të dyshuarit kanë dalë përpara trupit gjykues. Operacioni ndaj tyre u drejtua nga Agjencia Qendrore Kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit, që funksionon pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Gjithashtu, në operacion u përfshinë edhe shërbimet sekrete të brendshme, të njohura si Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Sipas autoriteteve, të dyshuarit janë një 56-vjeçar egjiptian, një 37-vjeçar sirian dhe tre marokenë të moshave nga 22 në 30 vjeç.
Nga hetimet është zbuluar se shtetasi egjiptian u kishte bërë thirrje të tjerëve që të organizonin sulmin gjatë një takimi në një xhami.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq